Thaçi: Rënia e Zymerit i rrënoi ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veri

  • 26 July 2019 - 09:44
Thaçi: Rënia e Zymerit i rrënoi ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymerin, në 8 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se rënia e Zymerit në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në Veri.

 “U bënë 8 vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e heroit Enver Zymeri. Rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit tonë. Përkulemi para veprës heroike të Enver Zymerit – heroit të Kosovës së lirë!”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Enver Zymeri ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

(Kosova Sot Online)