Gjendet i vrarë në veturë funksionari i komunës

  • 26 July 2019 - 13:00
Gjendet i vrarë në veturë funksionari i komunës

Para pak çastesh në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë personi me inicialet F.T i datëlindjes 1962.

Personi i pajetë është gjetur i pajetë në veturën e tij nga i biri i cili menjëherë më pas ka lajmëruar policinë.

Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi i Hazbi Likës dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës.

Në xhamin e makinës së tij është gjetur edhe një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje, shkruan Pacensur.

Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës.

(Kosova Sot Online)