LDK: Nuk pranojmë Qeveri teknike, vendi të shkojë në zgjedhje

  • 30 July 2019 - 14:23
LDK: Nuk pranojmë Qeveri teknike, vendi të shkojë në zgjedhje

Ka nisur mbledhja e kryesisë së partisë së Isa Mustafës. Të gjithë anëtarët e kryesisë së LDK’së janë thirrur nga kreu aktual i këtij subjekti politik sot nga ora 14:00. E në këtë takim do të flitet për zgjedhjet e brendshme si dhe për situatën aktuale politike në vend pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit. Nga LDK deklarojnë se nuk do të pranojnë qeveri teknike.

Për media, anëtari i kryesisë, Muharrem Svarqa, ka deklaruar se LDK’ja nuk do të pranojë që vendi të funksionojë me një qeveri teknike. 

“Janë takime konsultative për shkak të zgjedhjeve të brendshme. Zgjedhjen e kryetarit. Nuk do të ketë ndonjë vendim në interes të publikut. Do të diskutohet edhe për situatën politike në vend pas odrëheqjes së Ramush Haradinajt. Por LDK nuk do të pranojë të futet në qeveri teknike”, ka thënë Svarqa.

E Ismet Beqiri ka deklaruar se zgjedhjet e reja në vend janë të pashmangshme.

“Konsultime të rregullta kemi. Asgjë e jashtëzakonshme. Interesi i LDK’së është më i madh se i cilit do prej nesh. Në Qeveri tenike nuk futemi. Zgjedhjet e reja të pa shmangshme”, ka deklaruar Beqiri.

(Kosova Sot Online)