Haradinaj e nisë takimin me Limajn e Pacollin, Veseli nuk shkon

  • 30 July 2019 - 14:51
Haradinaj e nisë takimin me Limajn e Pacollin, Veseli nuk shkon

Para pak minutash ka filluar takimi që e ka ftuar kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj me liderët e partive politike me të cilët ishte në koalicion qeverisës.

Media raporton se thirrjes së Haradinajt për takim i janë përgjigjur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ndërkohë, Kadri Veseli ka refuzuar që t’i përgjigjet ftestës.  

Takimi është thirrur lidhur me situatën politikë që është krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Ndryshe, Presidenti Thaçi akoma nuk i ka ftuar partitë politike në konsultime, ndonëse ishte paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhë këtë javë.

(Kosova Sot Online)