Grupi i shoqërisë civile në Gjakovë nesër dorëzon në Prokurori dëshmi të reja të krimeve serbe

  • 31 July 2019 - 12:46
Grupi i shoqërisë civile në Gjakovë nesër dorëzon në Prokurori dëshmi të reja të krimeve serbe

Grupi i shoqërisë civile në Gjakovë ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kontigjentin e dymbëdhjetë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune,  ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

Ata në një komunikatë për media kanë bërë me dije se  bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë dhe dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.

“Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 11:00” theksohet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)