Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • 02 August 2019 - 07:51
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim një delegacion nga Parlamenti kroat. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant Roki, bënë homazhe te lapidari në fshatin Kopernicë dhe te varrezat e dëshmorëve në Dardanë. (Nga ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Ferizaj. (Bulevardi i qytetit të Ferizajt, ora 11:00)

Organizata “Çohu” publikon raportiin monitorues “Reforma në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival mbajnë konferencë për të prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Art Center”. Prezente do të jetë dhe Dua Lipa, fituese e çmimeve Grammy dhe Brit Awards. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

Mbahet marshi paqësor. (Nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës Bardh i Madh – Lismir -Fushë Kosovë. (Bardh i Madh – te Lëshesa, ora 14:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në aktivitetin “Sofra e Gurbetqarëve”. (Zhur i Prizrenit, ora 18:00)

Mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të manifestimit qendror për diasporën. (Prekaz, ora 19:00)

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon manifestim qendror për diasporën. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 20:00)

(Kosova Sot  Online)