Gjuriq për Gjykatën Speciale: Jam krenar që s’po heqim dorë nga ndjekia e kriminelëve

  • 02 gusht 2019 - 11:07
Gjuriq për Gjykatën Speciale: Jam krenar që s’po heqim dorë nga ndjekia e kriminelëve

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se “Serbia ka qenë vazhdimisht e vendosur në ndëshkimin e krimeve të luftës, pavarësisht kombësive”.

Duke komentuar faktin se gjykatat në Serbi kanë nisur t’iu dërgojnë thirrje për shërbimin e dënimeve me burg disa shqiptarëve në Kosovë, Gjuriq tha për Radio Televizionin e Serbisë se vendi i tij “refuzon fuqishëm të heqë dorë nga ndjekja penale”.

“Nëse dikush nga separatistët ka menduar se është përjashtuar nga drejtësia, ai duhet ta dijë se krimi i luftës nuk vjetrohet. Për dallim prej trye dhe dsa të tjerëve, në Serbi ekziston një ndarje e qartë e pushtetit dhe nuk dua të ndërhyj në punën e gjyqësorit në kuptimin politik. Si qytetar mund të them se jam krenar që nuk heqim dorë nga ndjekja penale e kriminelëve më të dhunshëm shqiptarë”, tha Gjuriq.

Gjykata Themelore në Leskovc të Serbisë konfirmoi të enjten për Radion Evropa e Lirë se ka filluar dërgimin në Kosovë të thirrjeve për disa persona për të vuajtur dënimin me burg në Serbi.

Në mesin e reagimeve në Kosovë, Ministria e Jashtme tha se ky është edhe një provokim i Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, që bëhet në sy të bashkësisë ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)