Haradinaj bën homazhe në Raushiq dhe Jabllanicë

  • 03 August 2019 - 08:17
Haradinaj bën homazhe në Raushiq dhe Jabllanicë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj sot do të bëjë homazhe tek lapidaret dhe varret e dëshmorëve në fshatin Raushiq dhe Jabllanicë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se fillimisht, Haradinaj do të ndalet te lapidari dhe varret e dëshmorëve Agim e Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj në Raushiq të Komunë së Pejës.

Më pas, ai do të bëjë homazhe edhe te varret e dëshmorëve Aze Brahimaj, Idriz Gucati dhe martiren Zize Syla në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

(Kosova Sot Online )