Shtatë persona të lënduar afër një parku lojërash në Çikago

  • 04 August 2019 - 19:31
Shtatë persona të lënduar afër një parku lojërash në Çikago

Policia thotë se shtatë persona u plagosën gjatë të shtënave, të dielën afër një parku në West Side të Çikagos.

Sipas policisë, rreth orës 1:20 të mëngjesit, një grup i njerëzve ishin duke qëndruar në park kur dikush hapi zjarr nga një Camaro i zi.

Raportimet e fundit thonë se një 21 vjeçar u godit në ijë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

Një 25 vjeçare u godit në krah dhe këmbë dhe u dërgua në të njëjtin spital. Një tjetër 22 vjeçare poashtu është goditur dhe u dërgua në spital. Ajo është në gjendje të qëndrueshme.

Një burrë 20 vjeçar dhe një grua, 19 vjeç, u dërguan në Spitalin Stroger, tha policia. Burri u godit në anën e djathtë të trupit dhe gruaja u godit në këmbë. Të dy janë raportuar në gjendje të qëndrueshme, sipas policisë.

(Kosova Sot Online)