Vjen alarmi i rëndë: Kjo do të jetë ‘tronditja’ e Hashim Thaçit, ja çka e pret...

  • 05 August 2019 - 07:33
Vjen alarmi i rëndë: Kjo do të jetë ‘tronditja’ e Hashim Thaçit, ja çka e pret...

 “Në legjislaturën e re qeverisëse të Republikës së Kosovës, nëse nuk ndryshojnë qëndrimet e Hashim Thaçit në raport me këtë agjendë që ka pasur deri më tani para vetes, për bisedimet me Serbinë dhe opsionin e korrigjimit të kufijve, ai fare lehtë mundë të ballafaqohet me një kërkim dorëheqje ose interpretim të tentativës për rrezikim të sigurisë nacionale dhe rendit kushtetues të shtetit të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, dhe kështu përfundimisht Gjykata Kushtetuese do ta rrënonte personalitetin e tij publik e politik duke konstatuar shkeljet”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”

Skenari sipas të cilit po pritet ta merr epilogun përfundimtar, situata e krijuar me dorëheqjen para dy javësh të Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, sipas analistëve politikë, do të jetë një epilog fatal edhe për imazhin dhe karrierën politike të Hashim Thaçit, ngase rruga për të shkuar deri te shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, deri më tash, është ndërtuar me shumë pengesa e prapaskena nga më të rrezikshmet, pikërisht me veprimet e tija për interesa personale, por të cilat nuk u përfillën as nga ish kreu i SHIK-ut, kryetar i tanishëm i PDK-së, Kadri Veseli, bashkëpunëtori më i ngushtë i Hashim Thaçit për vitet e kaluara.

Image

Analisti politik, Ragip Guraziu, thotë se përplasjet e fundit që ndodhën në mes të Veselit dhe Hashim Thaçit, i kanë dhënë këtij të fundit grushtin e madh të ndëshkimit, ngase ai u përpoq që përmes partisë së tij ta realizojë skenarin e arnimit të qeverisë.

“Duke blerë ndonjë kandidat të ri, për ta mandatuar, për riformimin e Qeverisë së Kosovës, me të vetmin qellim që ta realizon synimin e tij të përbashkët me Aleksandër Vuqiqin dhe UDB-ashët në Kosovë, por ishte përgjigja negative e Veselit dhe thirrja kryesinë e Kuvendit për shpërbërjen e kësaj legjislature që rrëzuan kalkulimet e Hashim Thaçit.

Ky rast do të jetë dështimi I kësaj përpjekje tinëzare të Hashim Thaçit për një zgjatje jete të qeverisë së vdekur por edhe një rrënim akoma më I madh i besimit edhe ashtu të humbur tek qytetarët dhe jo vetëm në PDK, por edhe për imazhin dhe karrierën e tij të ardhme politike sepse kështu ai ka rënë në provim si figurë e unitetit të përfaqësimit politik dhe qytetar. me këtë u dëshmua se ai nuk përfaqëson as besimin dhe as unitetit politik e qytetar për të vazhduar tutje proceset me peshë nacionale për Kosovën”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, me këtë besim të rrënuar dhe dekonspirim të plotë të planit për pazare me Serbinë në dëm të Kosovës, Hashim Thaçi në legjislaturën që vjen mund të ballafaqohet edhe me kërkim të përgjegjësisë për rrezikim të rendit kushtetues, nëse koalicioni qeverisës do të ndërtohet nga shumica e partive politike që janë deklaruar kundër korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

“Në legjislaturën e re qeverisëse të Republikës së Kosovës, nëse nuk ndryshojnë qëndrimet e Hashim Thaçit në raport me këtë agjendë që ka pasur deri më tani para vetes, për bisedimet me Serbinë dhe opsionin e korrigjimit të kufijve, ai fare lehtë mundë të ballafaqohet me një kërkim dorëheqje ose interpretim të tentativës për rrezikim të sigurisë nacionale dhe rendit kushtetues të shtetit të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, dhe kështu përfundimisht Gjykata kushtetuese do ta rrënonte personalitetin e tij publik e politik duke konstatuar shkeljet. Prandaj lufta e tij është bërë deri më tani në këtë mënyrë që të mbaj gjallë edhe për një kohë këtë format qeverisës, duke kërkuar kandidat tjetër për kryeministër nga koalicioni PAN”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)