Tentoi ilegalisht të fus shalqinj në Kosovë, arrestohet serbi

  • 06 August 2019 - 11:33
Tentoi ilegalisht të fus shalqinj në Kosovë, arrestohet serbi

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, i cili nëpërmjet Leposaviqit ka tentuar që në mënyrë ilegale të fus 1 mijë e 800 kilogram shalqinj në Kosovë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në ora 20:00 nga ku, mjeti dhe malli i të dyshuarit janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë.

“Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar kombi me targa të Serbisë qe drejtohej nga i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte shalqinj (1800 kg) për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse. Me vendim të prokurorit mjeti me mallin dërgohet në terminalin doganor në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

(Kosova Sot Online)