Isa Mustafa mbledhë edhe një herë partinë para caktimit të kryesisë dhe nënkryetarëve

  • 06 August 2019 - 13:56
Isa Mustafa mbledhë edhe një herë partinë para caktimit të kryesisë dhe nënkryetarëve

Lideri i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur sot partinë e tij në selinë qendrore në Prishtinë, derisa bëhet e ditur se pritet që të flitet për emrat që do të propozohen nesër për votim në Këshill të Përgjithshëm.

Mediat dje ka raportuar se me nesër (7 gusht), Mustafa ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të përcaktohet kryesia e re, nënkryetarët e sekretari i përgjithshëm i partisë.

Ndërkaq, pritet të diskutohet edhe për pozicionin e LDK-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Mustafa u takua të hënën me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situatën aktuale politike.

Të shtunën më 3 gusht Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë krye të këtij subjekti politik.

Image

(Kosova Sot Online)