Aksion i policisë në lokalet e Pejës, arrestohen dy persona për bixhoz e përdorim të narkotikëve

  • 06 August 2019 - 14:32
Aksion i policisë në lokalet e Pejës, arrestohen dy persona për bixhoz e përdorim të narkotikëve

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se mbrëmë kanë kryer dy bastisje në dy lokacione të dyshuara.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, është bërë e ditur se në rrugën “Villiam Voker” në këtë komunë, gjatë bastisjes në këto lokale kanë gjetur 1224 qiba të cilët nevoiten për lojën e bixhozit, 7 palë letra, 35 copë bankënota nga 5- euro, 1 fletore, 1 listë e borxhit e një sasi disa gram e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Të gjitha këto janë konfiskuar nga Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar, të cilët me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë.

Rasti është cilësuar, ‘ Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozëve të Paligjshëm’, dhe ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

(Kosova Sot Online)