Një punëtor i ndërtimtarisë bie nga lartësia, dyshohet se është në gjendje kome

  • 06 August 2019 - 17:20
Një punëtor i ndërtimtarisë bie nga lartësia, dyshohet se është në gjendje kome

Një punëtor i një kompanie ndërtimi, është rrëzuar derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në Facebook, ku sipas tyre punëtori ka mbetur në gjendje kome.

Vrojtuesit e Lagjes kanë publikuar edhe fotografitë ku shihen derisa kolegët e viktimës po i vijnë në ndihmë atij, ndërsa banorët kanë rrëfyer se janë tronditur nga pamjet dhe britma që punëtori ka lëshuar gjatë rrëzimit.

Media ka kontaktuar edhe policinë, por të njëjtit kanë thënë se nuk është raportuar për këtë rast.

Image

(Kosova Sot Online)