Gjashtë persona të arrestuar në Gjilan për organizim të lojërave të fatit

  • 07 August 2019 - 11:24
Gjashtë persona të arrestuar në Gjilan për organizim të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan janë arrestuar 6 persona nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale.

Nga raporti 24-orësh i Policisë thuhet se gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur prova materiale kompjuter, laptop, TV dhe para kesh.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)