Kjo është atmosfera në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

  • 07 August 2019 - 16:47
Kjo është atmosfera në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ftesë të kreut të partisë, Isa Mustafës.

Mbledhja siç u bë e ditur do të bëhet pa praninë e mediave, derisa, pas saj do të lëshohet komunikatë.

Mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje.

Ky subjekt sot do të diskutojë sot për përbërjen e kreysisë së re, derisa pritet të diskutohet edhe për koalicione e për kandidatin e mundshëm partiak për kryeministër.

(Kosova Sot Online)