Vlerësimi i shefes së KQZ-së: Zgjedhjet janë të pashmangshme

  • 08 August 2019 - 11:16
Vlerësimi i shefes së KQZ-së: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka, tha se pse nuk është ky vit zgjedhor tashmë dihet se zgjedhjet janë të pashmangshme.

Sipas saj, KQZ-ja është e përgatitur për këtë proces kurdo që zgjedhjet shpallen.

“Ne jemi te gatshëm dhe kurdo që zgjedhjet shpallen ne do t’i organizojmë”, tha Daka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka diskutuar lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017.

Florian Dushi nga Këshilli për Çështje Ligjore, ka njoftuar lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017.

“I rekomandon KQZ-së që të aprovoj kërkesën për të njoftuar prokurorinë e shtetit për shkeljet, manipulimet apo abuzimit që janë konstatuar në qendrën e numërimti të rezultateve në 2017”, tha Dushi.

“Subjektet kanë vota ndërsa kandidati jo, kandidati ka vota e subjekti jo, kandidati ka më shumë vota se sa subjekti politik, gjithë kandidatët kanë më shumë vota se sa vetë subjekti politik, këto janë disa nga shkeljet e vërejtura në 2017”, tha ai.

“Prokuroria ka rekomanduar KQZ-në që vendvotimet që kanë pasur dallim pas rinumërimit për mbi 100 vota të mos i asgjësoj fletëvotimet nga zgjedhjet e mbajtura së fundmi herë në komunat e veriut të Kosovës dhe të sillen si dëshmi në organet e drejtësisë, në Prokurorinë e Shtetit”, shtoi ai.

Daka kërkoi që edhe personat që kanë votuar më shumë se njëherë të hetohen sepse ka të tillë.

“Pragu 50% të mospërputhjes së votave dhe zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa për zgjedhjet lokale të 2017 dhe ata që kanë votuar më shumë se njëherë pritet një rekomandim tjetër”.

Gjithashtu në këtë mbledhje KQZ-ja ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.

Bëhet fjalë për Iniciativës Politike “Partia Balliste”; Partinë Euroatlantike të Kosovës  e udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

(Kosova Sot Online)