“Ocean Viking” shpëton 170 azilkërkues në misionin e parë

  • 10 August 2019 - 21:13
“Ocean Viking” shpëton 170 azilkërkues në misionin e parë

Më shumë se 80 emigrantë, burra dhe adoleshentë, pjesa më e madhe sudanezë, u shpëtuan sot nga anija “Ocean Viking” në brigjet e ujërave libiane, sipas ”Mjekëve pa kufij”.

Ky është operacioni i dytë i shpëtimit i drejtuar në 24 orë nga  “Ocean Viking”, anije e drejtuar nga OJQ-të, “SOS Méditerranée” dhe “Mjekët pa kufij”  (MSF).

Operacioni i shpëtimit mundësoi rikuperimin e 85 personave, prej të cilëve pesë gra dhe katër fëmijë.

Avionët e forcave europiane patrullojnë rregullisht mbi Mesdhe për të zbuluar barka që kalojnë në brigjet libiane duke përfituar nga kushtet e motit.

Rreth 170 persona, të gjithë me origjinë nga Afrika subsahariane ndodhen tashmë në bordin e anijes.

(Kosova Sot Online)