Momenti kur ‘Grupi i Depërtimit’ vret dy persona në Siri, flasin shqip në video

  • 12 August 2019 - 11:14
Momenti kur ‘Grupi i Depërtimit’ vret dy persona në Siri, flasin shqip në video

Disa kosovarë që iu bashkuan shtetit terrorist islamik ISIS në Siri, kanë mbetur ende aktiv atje me një njësi të tyre të vetmen që ka mbetur etnike në vendet e luftës ku po operon ISIS

Grupi i cili akoma po operon në Siri si pjesë e ISIS, quhet ‘Grupi i Depërtimit’, ai njihet si grup vetëm etnik i kosovarëve.

Metro ka siguruar një video nga një aksion i këtij grupi ku shihet teksa bombardojnë dhe vrasin 2 persona, sulmi ndodhë në Lataka të Sirisë me 29 qershor të këtij viti.

Ky grup po vazhdon luftën në Siri si pjesë e ISIS dhe njihet si grup më i tmerrshëm që ka mbetur akoma aktiv atje, ata janë të përgatitur ushtarakisht dhe kanë shumë aftësi.

Metro ka siguruar video dhe foto të këtij grupi që po operon në Siri, pjesë e tyre janë vetëm kosovarë.

Kështu ka bërë me dije një hulumtim amerikan të cilin e ka realizuar Akademia Ushtarake dhe Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prania e fundit aktive e  xhihadit nga rajoni në Siri, është një njësi etnike shqiptare brenda HTS, xhemati alban është një ‘Katiba’ (njësi luftarake) e përbërë nga luftëtarë etnik shqiptar që veprojnë për rreth krahinës veriperëndimore siriane në Idlib” thotë raporti

Luftërat e tjerë nga Ballkani Perëndimor vazhdojnë luftën në Siri të bashkuar me njësi tjera, kurse shqiptarët vazhdojnë të vetëm si njësi mono-etnike, si të aftë dhe të përgatitur ushtarakisht.

“Luftëtarët e etnive tjera të Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të luftojnë me HTS, por shqiptarët etnik duket se janë të vetmit nga rajoni që akoma funksionojnë si një njësi mono-etnike me strukturën e saj komanduese, kjo mund të jetë treguese e një numri mjaft të madhtë luftëtarëve dhe aftësive të përshtatshme ushtarake”, thotë raporti.

Për dallim nga vendet e tjera që kanë shqiptuar dënime të rënda për luftëtarët e huaj të kthyer në vendlindje, raporti përmend si shqetësues faktin se Kosova ka rezultuar me tolerante në këtë aspekt, me një mesatare prej 3.5 vjet burgim.

Si rezultat i kësaj rreth 40% e të dënuarve për terrorizëm në Kosovë tashmë janë liruar nga burgu.

Për më tepër ju mund të lexoni hulumtimin e realizuar nga Akademia Ushtarake dhe Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)