Në këtë vend qytetarët mblodhën më shumë se 350 milionë pemë për një ditë

  • 12 August 2019 - 16:56
Në këtë vend qytetarët mblodhën më shumë se 350 milionë pemë për një ditë

Në një ditë të vetme në Etiopi u mbollën më shumë se 350 milion pemë. Por pas dhënies së këtij lajmi sigurisht që ka pasur shumë skeptikë. Nëse do të ishte verifikuar kjo gjë tashmë do të ishte vendosur një rekord botëror.

Sipas asaj që shkruan “BBC” ka qenë kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ai që e ideoi këtë projekt. Etipia është shpyllëzuar në masë dhe kjo është mënyra e vetme për të kthyer gjelbërimin në vend. Shpyllëzimi erdhi vetëm si pasojë e dorës së njeriut dhe prerjes në masë të pemëve.

Në vitin 2000  sipas Kombeve të Bashkuara në Etiopi vetëm 4 % e gjithë sipërfaqes së vendit ishte e pyllëzuar. Deri në tetor këtij vite qeveria e këtij vendi ka planifikuar të mbjellë deri në 4.7 miliardë pemë.

Ditën që u ndërmor nisma për të mbjellë pemët, disa prej punonjësve të administratës shtetërore nuk shkuan në punë për të ndihmuar në mbjelljen e pemëve.   Në këtë nismë morën pjesë edhe diplomatë të huaj. Ekspertët thonë se është e mundur të mblidhet ai numër aq i lartë pemësh, pasi gjithçka ishte planifikuar në mënyrën e duhur.

Tim Christophersen, një prej organizatorëve ka thënë:

“Nuk është e pamundur, por do të duhej një përpjekje shumë e mirë organizuar.”

Atë ditë kanë dalë vullnetar 23 milion njerëz për të mbjellë pemë. Kurse numri total i popullsisë në Etiopi është  105 milion njerëz. Po përse nuk regjistrua kjo gjë si një rekord botëror?

Shpjegimi që ka dhënë “Guinness World Records” është se nuk ka marrë një kërkesë nga Etiopia për të verifikuar përpjekjen për thyerjen e rekordeve. Jessica Dawes, një zëdhënëse e organizatës ka thënë:

Gjithmonë jemi në kërkim të arritjeve të reja rekorde megjithatë, dhe kështu do të inkurajonim organizatorët e këtij aktiviteti të kontaktojnë me ne për të regjistruar një aplikim.’’

 

(Kosova Sot Online)