Vjen akuza e rëndë për Kadri Veselin: Ja dora e zgjatur e kujt është...

  • 14 August 2019 - 12:59
Vjen akuza e rëndë për Kadri Veselin: Ja dora e zgjatur e kujt është...

“Për gjithë këto vite në pushtet, pra edhe këto dy vite të PAN-it, pushteti I PDK-së është karakterizuar me lidhjet e këtij subjekti politik me krimin e organizuar, kapjen e shtetit, korrupsionin, familjarizimin, nepotizmin, klientelizmin, dhe të gjitha fenomenet negative që janë shfaqur në shoqërinë tonë dhe në qeverisjen e vendit, kanë për autor PDK-në dhe vet Kadri Veselin”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Fushata e nisur para kohe nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli për zgjedhjet e parakohshme edhe pse akoma nuk kemi një datë të caktuar se kur do të mbahen, dhe adresimi i tij rinisë së vendit me premtime të shumta, sipas analistit politik, Nexhat Haziri është vetëm një fushatë mashtrimi i radhës që PDK-ja dhe vet kryetari i saj Veseli po tenton t’ua bëjë qytetarëve të vendit.

Image

Sipas Hazirit, Veseli ka gjetur pikën më të dobët të funksionimit të shtetit për tu zotuar se do ta përmirësojë atë nëse bëhet kryeministër, por këtu ka bëra gabim të madh sepse qytetarët e dinë se është pikërisht PDK-ja që për dy dekada e kontrollon drejtësinë, prandaj tash nuk mund t’i besohet po këtij subjekti politik se do ta bënë ç’kapjen.

 

 

“Për gjithë këto vite në pushtet, pra edhe këto dy vite të PAN-it, pushteti I PDK-së është karakterizuar me lidhjet e këtij subjekti politik me krimin e organizuar, kapjen e shtetit, korrupsionin, familjarizimin, nepotizmin, klientalizmin, dhe të gjitha fenomenet negative që janë shfaqur në shoqërinë tonë dhe në qeverisjen e vendit, kanë për autor PDK-në dhe vet Kadri Veselin. Andaj duke marrë parasysh të gjitha këto, orvatjet e Veselit për ti mashtruar qytetarët e Kosovës, se gjoja ai dhe PDK-ja do bëjnë luftë të pa kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit është një përpjekje e dëshpëruar e Veseli që të shfaqet më ndryshe, apo të duke tani që në të vërtetë nuk është”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Haziri, rasti më i freskët që demanton zotimet e Veselit, lidhet me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, për një skandal kundër të cilit reagoi edhe bashkimi Evropian dhe jo vetëm OJQ-të dhe shoqëria civile e Kosovës.

“Vetëm shembulli i fundit i manipulimit të një konkursi në Ministrinë e Integrimit Evropian, për të punësuar militant partiak dhe familjar të afërm, demanton shfaqjet e turpshme të z. Veseli në këtë para fushatë për zgjedhjet e parakohshme të cilat priten të mbahen në vjeshtë. Të tillë shembuj ka pasur gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PAN-it dhe për aq sa kohë PDK-ja ka qenë në pushtet”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)