‘Tronditet’ Behgjet Pacolli, ja për çka po akuzohet

  • 15 August 2019 - 07:32
‘Tronditet’ Behgjet Pacolli, ja për çka po akuzohet

”Ka kohë e vite, që shteti i Kosovës, është dëmtuar rëndë, nga diplomacia jonë tepër e dobët, në këto mandatet e fundit, e sidomos në këtë të tanishmin në përfundim, për shkak të lobimit gjithnjë në ofensivë të diplomacisë serbe, kundër njohjes, por edhe për tërheqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë bërë atë ndër të parat. Në mandatin e ri qeverisës, patjetër duhet të ndryshojë në fushën e diplomacisë, për të përmirësuar dhe riparuar dështimet e njëpasnjëshme të Behgjet Pacollit me kompani”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”

Analisti politik, Bislim Aliu duke vlerësuar qasjen e politikës kosovare ndaj politikës së jashtme, sidomos në këto tri mandatet e fundit të pas pavarësisë, dy mendate e drejtuar nga Behgjet Pacolli, konsideron se politika e jashtme që po ndërtohet në bazë krejtësisht klienteliste, politike e familjarizim e ka dëmtuar pa përmirësueshëm për shumë dekada subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të ri të Kosovës.

Image

Sipas Aliut, është pa përgjegjësi e madhe e politikës Kosovare, pozitës dhe opozitës ,sjellja me inferioritet të madh karshi lobimit në ofensivë të vazhdueshme të Serbisë kundër njohjes por edhe për tërheqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë bërë atë ndër të parat.

“Nga nga rastet më të freskëta të angazhimit serb që të ndikon te shtet e caktuar për tërheqjen e njohjeve është edhe paralajmërimi i ish oficerit të KFOR-it norvegjez Christian Cash, i cili tani më është paraqitur si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe është zotuar se do të luftojë që Norvegjia ta tërheq njohjen e Kosovës, e cili ka thënë hapur për mediet serbe se synimi ti është të luftojë që Norvegjia të tërheq njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, për çka ai ka biseduar tashmë edhe me shumë njerëz për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokratike norvegjeze”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”,

Sido qoftë Aliu thotë se është tepër emergjente, që kjo fushë e veprimit institucional të trajtohet me prioritetin, seriozitetin dhe profesionalizmin maksimal nga qeveria e re pas zgjedhjeve që kemi përpara, ngase teposhtëza në diplomaci ka filluar kaherë dhe nuk ka të ndalur as në këtë mandat. “Ka kohë e vite, që shteti i Kosovës, është dëmtuar rëndë, nga diplomacia jonë tepër e dobët, në këto mandatet e fundit, e sidomos në këtë të tanishmin në përfundim, për shkak të lobimit gjithnjë në ofensivë të diplomacisë serbe, kundër njohjes, por edhe për tërheqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë bërë atë ndër të parat.

Në mandatin e ri qeverisës, patjetër duhet të ndryshojë në fushën e diplomacisë, për të përmirësuar dhe riparuar dështimet e njëpasnjëshme të Behxhet Pacollit me kompani. Në momentin më kritik, kur Kosova do të duhej të zhvillonte ofensivë të fuqishme politike e diplomatike, jo vetëm për njohje të reja, por edhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, politika e jashtme u kap nga interesat personale, kriminale, klienteliste e grupore të politikës së pa përgjegjshme që nuk sheh përtej interesit mafioz e klientelistë”, tha Aliu për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)