Grimca plastike po bien nga qielli

  • 15 August 2019 - 11:38
Grimca plastike po bien nga qielli

Grimca mikroskopike të plastikës po bien nga qielli me dëborë, ka gjetur një studim.

Shkencëtarët thanë se ishin të tronditur nga numri i madh i grimcave që gjetën – më shumë se 10,000 prej tyre për litër në Arktik.

Kjo do të thotë që edhe atje, njerëzit ka gjasa të marrin me frymë mikroplastikë nga ajri – megjithëse implikimet shëndetësore mbeten të paqarta.

Ky rajon shpesh shihet si një nga mjediset e fundit të pacenuara në botë.

Një ekip studiues gjermano-zviceran ka botuar hulumtimin në revistën Science Advances.

Shkencëtarët gjetën gjithashtu grimca gome dhe fibra në dëborë.

Image

(Kosova Sot Online)