Alarmuese për Kosovën: Ja nga kush do të dirigjohet qeveria e re

  • 16 August 2019 - 20:28
Alarmuese për Kosovën: Ja nga kush do të dirigjohet qeveria e re

“Kërkesa publike që personat e akuzuar dhe ata me pretencë penale, të mos lejohen të kandidojnë, ka bërë që asnjëra prej partive politike, të mos e marrë guximin që qysh tani ti bëjnë të ditur emrat konkret të ministrave të ardhshëm eventual, të cilët do të mund të udhëhiqnin me qeverinë e re”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët po e përcjellin ndezjen e hershme të fushatës zgjedhore në pritje të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, po vlerësojnë se temat që po debatohen, tregojnë se partitë janë shterur me premtimet e tyre të kota e pa programe të besueshme, dhe tani gati secila e ka marr si trofe për premtim para qytetarit luftimin e nepotizmit dhe të krimit të organizuar.

Këtë vlerësim e ka edhe analisti politik, Gani Qarri sipas të cilit, të gjitha partitë politike janë bërë njësoj dhe asnjëra nga ato nuk e ka guximin që ta zbardh programin as përbërjen e mundshme të kabinetit të ardhshëm qeveritar, nëse ato mendojnë seriozisht për ta marr besimin e qytetarit.

Image
Gani Qarri

“Duke pasur parasysh të kaluarën mafioze, korruptive dhe inkriminuese të udhëheqësve kryesor të shtetit dhe partive politike, si dhe kërkesën publike që personat e akuzuar dhe ata me pretencë penale, të mos lejohen të kandidojnë, zgjedhjet e sivjetshme që pritet të mbahen kësaj vjeshte në Kosovë, vërtetë konsiderohen si barometër dhe test vendimtar për matjen e peshës së partive të denigruara politike, të cilat me imponimin e zhvillimeve "Terra Icognita", tash e dy dekada po dominojnë në vend”, tha Qarri.

Ndaj sipas tij, të vetëdijshme për të palarat e veta, mu tani kur janë shterur më të gjitha premtimet e tyre të kota e pa kurrfarë programesh të besueshme dhe reale, veçanërisht partitë të cilat kanë mbijetuar dhe janë forcuar e mbajtur kundërligjshëm në pushtet përmes nepotizmave, korrupsionit dhe krimit të organizuar, në emër të shpëlarjes së vetvetes kanë marr si trofe premtimi para qytetarëve, pikërisht luftimin e nepotizmit, korrupsionit dhe të krimit të organizuar, mëkate që ato vet i kanë instaluar duke u dhënë hov dhe bërë fuqi determinuese, gjatë gjithë kohës sa ishin në pushtet.

“Për këto arsye, të gjitha partitë aktuale politike në vend, pothuajse janë bërë njësoj dhe sot, cilado qoftë nuk e ka guximin që ta zbardh programin as përbërjen e mundshme të kabinetit të ardhshëm qeveritar, megjithëse ato vazhdimisht bëjnë, sikur gjoja seriozisht mendojnë për ta marr sërish besimin e qytetarit”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, zotimet e partive politike që të mos i përfshijnë në lista zgjedhorë të dyshuarit dhe të akuzuarit për krim e korrupsion, po bënë që të mos përmendin emra kandidatësh për kabinetin qeveritar që do ta ndërtonin pas zgjedhjeve.

“Kërkesa publike që personat e akuzuar dhe ata me pretencë penale, të mos lejohen të kandidojnë, ka bërë që asnjëra prej partive politike, të mos e marrë guximin që qysh tani ti bëjnë të ditur emrat konkret të ministrave të ardhshëm eventual, të cilët do të mund të udhëhiqnin me qeverinë e re. Nisur nga përvoja e viteve paraprake, krejt kjo vije si pasojë e praktikës së mëhershme, që pas zgjedhjeve e gjithë prapaskena e formimit të kabinetit të ri qeveritar, të ndërtohet dhe mbetet sërish e dirigjuar nga nëntoka kriminale dhe grupet mafioze të interesit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Prandaj përveç emrave për deputet që partitë politike e kanë obligim ligjor ti dorëzojnë me listë në KQZ-, ato nuk i tregojnë votuesit të vendit edhe cili ekspert, nëse kanë të tillë, cilën ministri do ta drejtojë,as lejojnë kandidatët për ministra ta bëjnë vet fushatën zgjedhore,por vijojnë si deri më tani dhe me këtë punë merren sejmenët e pa ditur të liderëve të partive politike”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)