Reagon edhe Gjermania pas dorëheqjes së SHBA’së nga bordi i Agjencisë së Pronës

  • 16 August 2019 - 21:34
Reagon edhe Gjermania pas dorëheqjes së SHBA’së nga bordi i Agjencisë së Pronës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar pas largimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, pasi SHBA’ja shfaqi hapur kundërshtimin e saj që Naser Shala të udhëheqë me këtë agjenci.

Heldt, në një postim të bërë në profilin e tij në Twitter, ka thënë se në Kosovë nuk është që nuk ka njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar për pozita të larta, përkundrazi, “por për sa kohë që pozicionet publike shihen ekskluzivisht si dhurata, askush nuk duhet të presë nga ata që përpiqen të ndihmojnë dhe mbështesin”. 

Ndërkohë, në njoftimin e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet se SHBA’ja nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve.

“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i AKKVP-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve. Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

(Kosova Sot Online)