Qëndron Kastrati e vazhdon ‘reformën’ në arsim, thyen muret e një shkolle nxit reagimin e fshatarëve

  • 17 August 2019 - 14:17
Qëndron Kastrati e vazhdon ‘reformën’ në arsim, thyen muret e një shkolle nxit reagimin e fshatarëve

Kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka filluar me implemendimin e reformës zgjedhore, derisa, së fundmi në fshatin Roganë janë rrënuar muret e shkollës së fshatit.

Për këtë kanë reaguar fshatarët përmes rrjeteve sociale.

Hamdi Kryeziu, shkruan se kundërshtojnë ashpër rrënimin e mureve, derisa, thonë se kjo u bë pa dijeninë e askujt.

Sipas tij, kjo ishte rregulluar me mjete vetanake.

Kujtojmë se kreu i Kamenicës u sulmua muaj më parë nga fshatarët e komunës që ai udhëheq për shkak të reformës në arsim.

(Kosova Sot Online)