Studentët të përçarë, bllokohet vetëm Filologjiku

  • 07 October 2015 - 10:53
Studentët të përçarë, bllokohet vetëm Filologjiku

Përkundër paralajmërimeve të studentëve protestues se të mërkurën do të  bllokohen të gjitha njëjsitë akademike të Universitet të Prishtinës, vetëm fakultueti Filologjik u bllokua për kohë shumë të shkurtër.

Ky i fundit u lirua pasiqë protestuesit nuk kanë qenë të koordinuar me njëri-tjetrin, transmeton Klan K.

Kryetari i Parlamentit Studentor Egzon Daku ka thënë të martën në mbrëmje se do të ketë bllokadë mirëpo një gjë e tillë nuk doli  të jetë e vërtetë dhe mësimi në fakultetet po  mbahet me rregull.