Adoleshentët godasin me thika policin, njëri prej tyre vritet

  • 17 gusht 2019 - 16:44
Adoleshentët godasin me thika policin, njëri prej tyre vritet

Dy adoleshentë palestinezë kanë sulmuar me thika një polic izraelit në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e sulmit që është transmetuar në një televizion izraelit, ku shihen dy të rinjtë duke iu afruar policit dhe befasisht nxjerrin thikat dhe fillojnë ta qëllojnë

Si rezultat i këtij veprimi, kolegët e policit janë detyruar t’i qëllojnë me armë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministria e shëndetësisë së Palestinës, që ka konfirmuar se njëri nga dy adoleshentët është vrarë.

(Kosova Sot Online)