Vetëvritet një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (Foto)

  • 07 October 2015 - 11:55
Vetëvritet një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (Foto)

Dje pasdite në Kodrën e Diellit në Prishtinë, ka vdekur Arlind Boshnjaku, 40 vjeçar.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Florije Ahmeti, në një prononcim për lajmi.net, e ka konfirmuar rastin, duke thënë se “Policia dje rreth orës 17:00 ka marrë një informacion për një vdekje të dyshimt në lagjen Kodra e Diellit, të një personi me inicialet A.B. i moshës 40 vjeçare”.

Ahmeti ka thënë se Policia tani për tani nuk mund të flas për shkaqet e vdekjes, pasi trupi i personit të vdekur është dërguar për obduksion. Boshnjaku, mësohet të ketë qenë aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai e ka të cekur këtë edhe në përshkrimin e vendit të tij të punës, të postuar në Facebook. “Works at Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkruan në profilin e Boshnjakut në Facebook. Në këtë profil, ai duket se ka bërë edhe paralajmërimin për t’i dhënë fund jetës. Dy ditë para se të kryente aktin e vetëvrasjes, Boshnjaku kishte bërë një postim në Facebook, ku kishte përmendur vetëvrasjen.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë që një aktivist i Vetëvendosjes, kryen vetëvrasje. Qershorin e vitit të kaluar, Arbnor Dehari, 28 vjeçar i kishte dhënë fund jetës duke u hedhur nga një banesë në lagjen Emshir në Prishtinë.

a