E vdekura dhe të lënduarit sot në “Ibrahim Rugova”, shtetas të Maqedonisë së Veriut

  • 18 August 2019 - 19:13
E vdekura dhe të lënduarit sot në “Ibrahim Rugova”, shtetas të Maqedonisë së Veriut

Një vajzë 17-vjeçare ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së dielës, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë vetaksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë, të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

Për shkak të aksidentit, rreth orës 10:30, një pjesë e autostradës ishte mbyllur për qarkullim. 

Vetëm në periudhën janar- korrik 2019, në Kosovë kanë vdekur 58 persona, si pasojë e aksidenteve. Ndonëse, sipas Policisë, numri i aksidenteve me fatalitet ka rënë, ato konsiderohen ende shumë shqetësuese.

Në periudhën janar-korrik të 2018-s, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 67 persona, derisa u shënuan 50 aksidente me fatalitet.

Ditë më parë ka vdekur edhe personi i pestë i lënduar në aksidentin që ndodhi ditë më parë në Rahovec.

(Kosova Sot Online)