Australia arreston një prej vrasësve më të kërkuar

  • 19 gusht 2019 - 09:55
Australia arreston një prej vrasësve më të kërkuar

Një nga personat më të kërkuar në Australi është zënë pas më shumë se dy vjetësh në arrati. Ai kërkohej për një vrasje në një qendër tregtare.

Jonathan Dick, 41 vjeç, dyshohet për vrasjen e vëllait të vet, David Dick, me një shpatë në Melburn në vitin 2017.

Ai u arrestua në qendër të këtij qyteti të hënën pas një përleshjeje mes tij dhe dy personave të tjerë.

Vitin e kaluar, policia ofroi shpërblim prej 100 mijë dollarësh australianë për njerëzit që ofrojnë të dhëna që sjellin arrestimin e tij.

Ai ishte në kërkim që nga shkurti i vitit 2017 kur vëllai i tij 36 vjeçar u gjend i vdekur në një nga qendrat më të mëdha tregtare. Viktima ishte sulmuar pasi kishte dalë nga një ashensor në një parking veturash.

Ky person ndodhej në listën e dhjetë personave më të kërkuar, ndërsa autoritetet kishin publikuar paralajmërime që njerëzit të mos i afrohen personit të dyshuar, nëse e shohin.

Në deklaratën e policisë thuhet: “Rrethanat e sakta që e sollën incidentin ende nuk janë bërë të qarta. Sidoqoftë, policia beson se i dyshuari njihet me të paktin njërin prej personave me të cilët është përleshur”, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)