PDK në hije, komenton takimet e sotme të Isa Mustafës

  • 19 August 2019 - 14:09
PDK në hije, komenton takimet e sotme të Isa Mustafës

Memli Krasniqi, nënkryetar i partisë Demokratikë të Kosovës, ka komentuar takimet e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me disa nga liderët e partive politike.

Ai ka thënë se PDK nuk janë të fokusuar në atë se çfarë bëjnë partitë e tjera.

Sipas Krasniqi, takimet e Isa Mustafës me Shpend Ahemtin, Fatmir Limajn dhe Albin Kurtin janë përpjekje që Mustafa të vijë në krye të qeverisë së ardhshme. “Këto takime janë vetëm një përpjekje e Isa Mustafës për të realizuar skenarin e tij për t’u bërë Kryeministër përsëri. Dhe të gjithë e kujtojmë se çfarë kryeministri i dobët ka qenë ai”, ka thënë Krasniqi.

Nënkryetari i kësaj partie ka thënë se subjekti në të cilën ai vepron është i fokusuar në krejt diçka tjetër.

“Përkushtimi ynë është tek ndërtimi i platformës për qeverisjen e ardhshme në vend, Këtë herë, PDK dhe Kadri Veseli janë të vendosur që të krijojnë një qeveri me njerëz të rinj dhe profesionistë, që i sjellin shpresë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Memli Krasniqi.

Ndërsa sekretari i LDK-së Ismet Beqiri ka deklarua se takohen me të gjithë përpos me PDK-në.

(Kosova Sot Online)