Tregon analisti: Ja pse po i dështojnë planet Hashim Thaçit

  • 19 August 2019 - 16:36
Tregon analisti: Ja pse po i dështojnë planet Hashim Thaçit

“Presidentit dhe logjikës së tij për të ndaluar krijimin e një logjikë më racionale dhe ilumine, duhet t'i prijë bashkimi i një koalicioni të madhe, duke i bërë situatë atij që në një qeverisje të së drejtës të bëhet subjekt i gjykatave penale”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Politologu, Arsim Haziri e konsideron punë të kryer shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, pasi që tani më janë deponuar edhe zyrtarisht shumica e nënshkrimeve të deputetëve për seancën e jashtëzakonshme që duhet t’i jap fund këtij mandati të deritanishëm.

Haziri konsideron se tanimë e ka pasur edhe loja e Hashim Thaçit në përpjekjet e tij që përmes kushtëzimeve dhe joshjeve të ndryshme, të bindë deputetët që të mos votojnë për shpërbërje, por të presin në mundësinë e ri dizajnimit të qeverisë me një mandatar të ri ose një qeveri teknike, siç do i shkonte atij për shtati.

Image
Arsim Haziri

“Me ditën e fundit të kësaj jave punë, kur në Kuvend dorëzuan nënshkrimet e tyre për seancë të jashtëzakonshme edhe NISMA dhe LDK, gjithçka është qartësuar, janë siguruar votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme që tani duhet ta bëjë presidenti sipas kushtetutës. Pra, përfundimisht tentativat e presidentit për të penguar shpërndarjen e Kuvendit ka përfunduar. Qëllimet e tija për të krijuar rrethana të favorshme për atë që e ka menduar dhe planifikuar nuk mund të jenë të zbatueshme”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Arsim Hazirit, ky ndryshim i madh në politikën e Kosovës që po ndodhë tani, duke ju kundërvënë dhe izoluar tentativat e dëmshme të Hashim Thaçit me bashkimin në qëndrime të shumicës së partive politike, duhet të ndodhë edhe me rastin e krijimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve të radhës, sepse kështu edhe fuqia vendimmarrëse në Kuvend do të ishte më stabile. 

“Kështu që fusha e veprimit dhe e operimit duhet të ngushtohet nga subjektet opozitare dhe nga logjika që kanë vërë në funksion duhet kategorikisht të ngadhënjej kundër atyre planeve e projekteve të dëmshme për të cilat angazhohej Hashim Thaçi. Kosovës tani i duhet një koalicion liberal dhe potencial për mirëqenie të përgjithshme, duke i dhënë fund epokës së klientelizmit si epokë e cila kategorizoi, ndau padrejtësisht shoqërinë në klasa thellësisht të mëdha. Presidentit dhe logjikës së tij për të ndaluar krijimin e një logjikë më racionale dhe ilumine, duhet t'i prijë bashkimi i një koalicioni të madhe, duke i bërë situatë atij që në një qeverisje të së drejtës të bëhet subjekt i gjykatave penale”, përfundoi Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)