Ramushi e quajti Albinin makiavelist, Konjufca dyshon se ai kurrë nuk e ka lexuar Makiavelin

  • 19 August 2019 - 23:40
Ramushi e quajti Albinin makiavelist, Konjufca dyshon se ai kurrë nuk e ka lexuar Makiavelin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i është përgjigjur një deklarate të mëhershme të Ramush Haradianjt  ku e quajti Albin Kurtin, Makiavelist.

 “Makiavelist është një person që bën gjithçka ëpr përfitime personale. Tregom çka i ka marrë Albini Kosovës”, ka thënë Konjufca.

“Fëmijët e liderëve janë nëpër shkollat më të shtrenjëta jashtë vendit. E kanë pas një banesë i kanë bërë dhjetë e kështu me radhë.”

Tutje Konjufca hedh dyshime nëse kryeministri në largim e ka lexuar ndonjëherë Makiavelin.

“Ndodhë që Ramushi nuk e ka lexuar asnjëherë atë dhe e kupton këtë shprehje”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)