Rrëmben 24 vjeçaren me foshnjën e saj për ta përdorur si skllave seksi, arrestohet 54 vjeçari. Në shtëpi iu gjetën edhe…

  • 20 August 2019 - 18:19
Rrëmben 24 vjeçaren me foshnjën e saj për ta përdorur si skllave seksi, arrestohet 54 vjeçari. Në shtëpi iu gjetën edhe…

Një burrë nga Karolina e Veriut akuzohet se ka mbajtur një grua 24-vjeçare dhe foshnjën e saj të robëruar në shtëpinë e tij për më shumë se një muaj, duke detyruar gruan të jetë skllave seksuale e tij.

James Bryan Peterson, 54 vjeç, u arrestua javën e kaluar pasi gjoja rrëmbeu gruan dhe fëmijën e saj tetë muajsh me kamionin e tij të shërbimeve më 4 korrik.

Nëna dhe foshnja e saj u shpëtuan më në fund pasi ajo arriti të telefononte 911 në 9 gusht, duke thënë se mbahej kundër dëshirës së saj në shtëpinë e Peterson në Willard.

Policia tha se gruaja ishte e detyruar të ishte skllave seksi për Peterson gjatë muajit që u mbajt si rob. 

Përveç sulmit seksual të saj, Peterson dyshohet se përdori një taser për ta goditur vazhdimisht dhe e kërcënoi me armë. Autoritetet thanë që gruaja dhe fëmija i saj tani janë të sigurt.

Ai u la i lirë nga burgu i rrethit Pender një ditë pas arrestimit pasi la një garanci 20 mijë dollarë.

Policia më pas ekzekutoi një urdhër kërkimi në shtëpinë e tij dhe e arrestoi përsëri.

Ai tani është akuzuar edhe për trafikim njerëzor, rrëmbim, robëri, skllavëri seksuale dhe kufizim kriminal.

Policia tha ata janë duke hetuar ende.

(Kosova Sot Online)