Mike Pompeo tregon se çka bisedoi me Aleksandar Vuçiqin

  • 20 gusht 2019 - 21:16
Mike Pompeo tregon se çka bisedoi me Aleksandar Vuçiqin

Në Nju Jork ka përfunduar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Pas takimit, Pompeo në Twitter ka theksuar se temë kyçe ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe anëtarësimi i Serbisë në BE. Po ashtu, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve forcon stabilitetin e tërë rajonit. 

“Drekë produktive me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin për Serbinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin trans-atlantik”, ka shkruar Pompeo në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Dreka e punës, që u organizua në margjina të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme, ka qenë i mbyllur për media.

(Kosova Sot Online)