Isufi pas seancës: Motoja e AAK-së është 100 për qind shtet

  • 22 August 2019 - 11:08
Isufi pas seancës: Motoja e AAK-së është 100 për qind shtet

Pasi që në seancë të Kuvendit të Kosovës nuk u miratua pjesa ku do të diskutonin shefat e grupeve parlamentare, por, u shkua drejtë me votim të mocionit, shefi i grupit parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi ka folur në holl të kuvendit, për punën që partia e tij ka bërë gjatë kohës sa ishin në qeveri.

“Ne kërkuam që në seancë të diskutojnë kryetarët e grupeve parlamentarë po nuk u mundësua një gjë e tillë prandaj jam i obliguar të them që me rastin e dorëheqjen së Ramush Haradn0inaj pas ftesës nga Haga jam i obliguar të them që qeveria e Kosovës ka realizuar projekte që nuk janë realizuar që 20 vite”, ka thënë Isufi.

Ai ka përmendur taksën prej produktet serbe derisa i njëjti po thotë se kanë hequr nga tavolina e diskutimeve edhe idenë për shkëmbime me territore.

I njëjti po thotë se motoja është veç e përcaktuar e se AAK do të bëjë fushatë me 100 për qind shtet.

“Roli në dialogun e ardhshëm do ta ketë qeveria e Kosovës që do të garantojë popullin e Kosovës që nuk do të dërgojë tema të Kosovës në Bruksel, por, që në dialog do të kërkohet njohja reciproke, pa njohje nuk do të ketë heqje të taksës”, tha Isufi.

(Kosova Sot Online)