Dy makinat luksoze me shpejtësi skëterrë aksidentojnë 4 automjetet e parkuara. Pamjet e frikshme

  • 22 August 2019 - 13:10
Dy makinat luksoze me shpejtësi skëterrë aksidentojnë 4 automjetet e parkuara. Pamjet e frikshme

Një djalë i ri vetëm 25 vjeç po lufton për jetën pasi dy makina sportive me fuqi të madhe u përplasën me katër automjete të tjera të parkuara.

Raportet e mediave britanike thonë se një Fag Jaguar F dhe Audi A5 po udhëtonin me shpejtësi të lartë përgjatë rrugës në Chislehurst, në jug të Londrës.

Shoferi i njërës prej makinave besohet të ketë goditur një shtyllë neoni qe ndriconte rrugën. 

Ndërkohë automjeti i dytë pas përplasjes doli nga rruga.

Një Nissan Qashqai, një Volkswagen, një Volvo XC90 dhe një Porsche Cayenne u goditën nga të dyja makinat, sic shihet në fotot e poshte.

Një fotograf i cili fiksoi pamjet pas aksidentit, e përshkroi pamjen në rrugën si një “vend ku kishte rënë bomba”.

(Kosova Sot Online)