Kurti për Devollët: Do ta ndalim homologimin, të hetohet kontrata kriminale me Z-Mobile

  • 22 gusht 2019 - 21:35
Kurti për Devollët: Do ta ndalim homologimin, të hetohet kontrata kriminale me Z-Mobile

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një lidhje direkte në rrjetin social Facebook, ka thënë se nëse LVV’ja vjen në pushtet do të ndalet monopoli i homologimit që e kanë Devollët dhe se do të hetohet kontrata e PTK’së me Z-Mobile.

“Homologimi merr fund me qeverinë tonë” tha ai duke shtuar se nuk është e nevojshme që të kontrollohen dy herë makinat që vijnë nga jashtë në shtetin tonë.

Kurti gjithashtu shtoi se duhet të hetohet kontrata kriminale e Z-Mobile e cila është bërë para më shumë se një dekade dhe është kundër sektorit privat.

“Është e papranueshme. Gjithashtu duhet të hetohet kontrata kriminale e Z-Mobile e bërë para më shumë se një dekade” tha Kurti.

Ai shtoi se idetë e tij nuk janë kundër sektorit privat por janë kundër krijimit të monopolit në këtë sektor.

“Ne nuk jemi kundër sektorit privat, ne jemi kundër monopolit privat. Nuk jemi kundër të pasurve, ne i duam të pasurit, ku të marrim të gjithë të pasurohen, por kjo të bëhet me ligj, jo kundër tij a sipër e anash tij” tha ai.

Ai tutje shtoi se nëse LVV’ja vjen në pushtet do t’i ndihmoj pronarët, por në kornizë ligjore, me ndihmë dhe inovacione

“Do t’i ndihmoj pronarët, brenda ligjit e me ligj. Në të njëjtën kohë besojmë që sektori privat duhet të ndihmohet edhe me inovacione. Qeveria jonë do të ndajë 15 mijë euro për research development (sq.hulumtime zhvilluese). Pa dije nuk ka shkencë” tha Kurti.

Sot është bërë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, akt ky që ka hapur rrugën drejt zgjedhjeve të reja në vend.

(Kosova Sot Online)