Arrestohet një person për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

  • 22 August 2019 - 23:42
Arrestohet një person për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Policia e Kosovës konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan përmes një njoftimi bënë të ditur se me datë 22 gusht 2019 ka pranuar informacione se në një lokacion është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Sipas njoftimit pas pranimit të këtyre informacioneve menjëherë është njoftuar Prokuroria Themelore – Gjilan ku pas marrjes së urdhërit verbal nga prokurori i shtetit, nën asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NjRSh) – Gjilan është bastisur një lokacion (lokal) në të cilin janë hasur disa persona (lojëtar) duke luajtur në lokal, ku në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari pronari i lokalit.

“Në lokacionin e bastisur janë gjetur : 21 (njëzet e një) shtëpiza kompjuterike, 26 (njëzet e gjashtë) monitor, 5 (pesë) monitor-tabela të bingos, 1 (një) sferë e topave bingo.Të gjitha këto paisje janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë konfiskimin e mjeteve financiare në vlerë të përgjithshme prej 144 (njëqind e dyzet e katër) €”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë pas bastisjes, për intervistim janë shoqëruar 4 persona të cilët deklaruar se në këtë lokal kanë luajtur lojra të fatit, për intervistim poashtu është shoqëruar edhe i dyshuari/pronari i lokalit ku pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)