Dy persona mbesin të lënduar rëndë nga aksidenti i tmerrshëm në Prishtinë

  • 23 August 2019 - 13:54
Dy persona mbesin të lënduar rëndë nga aksidenti i tmerrshëm në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para çastesh në Prishtinë.

Merret vesh se kamioni i kompanisë së mbeturinave që ka qenë në shpejtësi të madhe nuk ka arritur të frenoj.

Si pasojë e aksidentit ku komisioni ka goditur disa vetura, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Një grua që ka qenë në njërën nga veturat dhe punëtori i kompanisë që ka qenë mbrapa kamionit të bërllogut, kanë mbetur të lënduar rëndë.

Ata janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare.

(Kosova Sot Online)