Lavrov falënderon publikisht Vuçiqin që u rreshtua kah Rusia
Sergei Lavrov ka falënderuar publikisht Aleksandar Vuciqin për qëndrimin e tij ndaj Rusisë, duke vlerësuar lart Beogradin i cili nuk po i bashkohet politikave anti-ruse pavarësisht luftës që Moska po zhvillon në Ukrainë.
Ai theksoi se e respekton pozicionin e Vuçiqit, i cili, sipas tij, ka ruajtur marrëdhëniet me Rusinë edhe në një periudhë tensionesh të mëdha ndërkombëtare.
Gjatë një konference për shtyp në Pekin, Lavrov sulmoi Bashkimi Evropian, duke pretenduar se Brukseli po i bën trysni Serbisë dhe po përpiqet ta shndërrojë atë në një “zonë tampon” kundër Rusisë.
Ai kritikoi kushtëzimin e procesit të integrimit evropian të Serbisë, duke përmendur si kërkesa kryesore njohjen e pavarësisë së Kosova dhe përafrimin me sanksionet e BE-së ndaj Moskës.
Sipas Lavrovit, këto kërkesa janë në kundërshtim me interesat dhe vullnetin e popullit serb, të cilin ai e përshkroi si tradicionalisht miqësor ndaj Rusisë dhe Kinës. Ai shtoi se Rusia mbështet zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan përmes projekteve ekonomike dhe kulturore, duke përmendur edhe iniciativën kineze “Një Brez, Një Rrugë” si një model të dobishëm për rajonin.
Në fund, Lavrov theksoi se Moska do të vazhdojë të respektojë vendimet e Serbisë dhe rolin e Vuçiqit, të cilin e cilësoi si një lider me përvojë që reflekton qëndrimet e qytetarëve të tij.
(Kosova Sot Online)
