Ngjarja që tronditi “Kasapin e Ballkanit”, nga ky vend i Kosovës filloi fundi i Millosheviqit

  • 23 August 2019 - 18:36
Ngjarja që tronditi “Kasapin e Ballkanit”, nga ky vend i Kosovës filloi fundi i Millosheviqit

Ngjarja e 30 janarit të vitit 1990, është një prej ngjarjeve që shënon edhe kthesë të madhe në institucionet e asaj kohe.

Kjo ngjarje, krahas reagimit institucional, kishte bërë jehonë edhe në arenën ndërkombëtare, dhe të gjitha televizionet dhe agjencitë e lajmeve në tërë botën.

Në rrjetet sociale së fundi janë publikuar pamje të rralla nga kjo ngjarje, e cila padyshim tronditi  “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq. 

Janë pamje të rralla nga varrimi i Ali Din Kryeziut në fshatin Bubavec të Malishevës. Në ketë varrim morën pjesë rreth  40 mijë persona.

Kujtojmë se më 30 janar të vitit 1990, një ditë pas protestës së madhe në Malishevë, forcat policore kanë shtënë mbi popullatën e Malishevës, ku janë vrarë Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë në Malishevë dhe në katër drejtimet, në hyrje dhe dalje të Malishevës.

 

Varrimi i Ali Din Kryeziut Bubavec Malishevë 1990. Në ketë varrim moren pjesë 40 mijë veta.

Posted by Esat Shala on Wednesday, August 21, 2019

(Kosova Sot Online)