Konfirmohet nga LDK: Agim Veliu dhe Lutfi Haziri e bojkotuan mbledhjen e Kryesisë

  • 24 August 2019 - 12:23
Konfirmohet nga LDK: Agim Veliu dhe Lutfi Haziri e bojkotuan mbledhjen e Kryesisë

Teksa vazhdimisht po raportohet për diskutimet që janë duke u bërë në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, më në fund ka ardhur reagimi edhe nga kjo e fundit.

Në disa fotografi të publikuara në llogarinë zyrtare të LDK-së në facebook, shihet se në mbledhje janë duke munguar kryetari i Podujevës, Agim Veliu dhe ai i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Të pranishëm përvec kryetarit Isa Mustafa, janë edhe anëtarët e rinj të kryesisë së LDK-së, si Vjosa Osmani dhe disa të tjerë.

(Kosova Sot Online)