Arban Abrashi është zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK’së

  • 24 August 2019 - 12:27
Arban Abrashi është zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK’së

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Arban Abrashi, është zgjedhur Sekretar Organizativ i Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Deputeti i deritashëm i LDK’së, Arban Abrashi, është zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK’së.

Burime të medias kanë thënë se pro kandidaturës së Abrashit janë pajtuar anëtarët e Kryesisë së LDK’së.

Abrashi edhe më herët ka qenë pjesë e Kryesisë së LDK’së derisa në garën e fundit për Kryetar të Prishtinës kishte humbur për më pak se 200 vota.

Burime të medias kanë thënë se sot s’është diskutuar për asnjë pozitë tjetër.

(Kosova Sot Online)