‘Fajtor kryesor për dështimin’ vjen akuza e rëndë për Kadri Veselin

  • 26 August 2019 - 07:38
‘Fajtor kryesor për dështimin’ vjen akuza e rëndë për Kadri Veselin

Legjislatura tashmë e shpërndarë e Kuvendit të Kosovës po cilësohet si më e dështuara dhe e më shantazhuara në Kosovë, e fajtori kryesor po konsiderohet ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli.

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, analistët politikë thotë se kjo ishte legjislatura më e dobët dhe më e dështuar dhe më e shantazhuar që nga paslufta. Ata thonë se njëri ndër fajtorët kryesor për dështimin e Kuvendit është Kadri Veseli. Por përveç dështimit të Kuvendit, analistët thonë se në këtë legjislaturë ka dështuar tërësisht edhe opozita kosovare. Analistët akuzojnë deputetët kosovarë se e zhvaten buxhetin e shtetit në njërën anë, ndërsa në anën tjetër munguan dhe nuk i mbajtën pothuajse shumicën e seancave.

Image

“Shuplakat nuk ishin të arsyeshme,pasi kjo legjislaturë e rrëzoi vetveten?! Kjo ishte ajo edhe çka ndodhi pas shpërbërjes së Kuvendit, dhe me shuplakat e tyre ata vetë e dëshmuan se kjo legjislaturë ishte legjislatura më e dobët dhe me e dështuar që nga paslufta. Njëherit ishte kjo legjislatura me e shantazhuar, korruptuar, ma pa lidhje, derisa e kuptuan vetveten se kanë dështuar totalisht dhe e rrëzuan vetveten,siç thuhet një fjalë popullore; çka ta bënë vetja nuk ta bënë askush”, thotë analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtë, qytetarët kosovarë e kanë rastin që t’i dënojnë me votë të gjithë ata deputetë që ishin dështim i kësaj legjislature.

“Këtë rast po më duket se është fajtor Kadri Veseli në dështimin e kësaj legjislature, pasi i dha shumë zjarr për ta detyruar ish-kryeministri që e rrëzoi veten me dorëheqjen e tij, kur e kuptoi se PDK-ja ishte gati ta rrëzonte vet dhe Ramush Haradinaj, pasi ishte qind për qind i bindur se këtë dorëheqje po mos ta bënte vetë, do ja bënin PDK-ja. Tani votuesit duhet t’i dënojnë me votë në zgjedhjet që pritet të mbahen të gjithë deputetët e kësaj legjislature, që e zhvaten buxhetin e shtetit, e në anën tjetër munguan dhe nuk i mbajtën pothuajse shumicën e seancave, për çka do të mbahet mend kjo legjislaturë dhe kjo qeveri e udhëhequr nga Ramush Haradinaj”, deklaroi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Gruaziu thekson se përveç pozitës, edhe opozita dështoi tërësisht në këtë legjislaturë.

“Por dështoi edhe opozita në këtë legjislaturë, që shumë breza pasardhës, do e kujtojnë këtë legjislaturë si më e dobëta dhe më e shantazhuara gjatë këtyre viteve të pas lufte e sidomos pas pavarësisë së Kosovës. Për gjithë këto vite,të gjitha legjislatura nuk munden të përfundojnë mandatet e tyre, ama kjo e fundit i doli ngjyra dhe u benën gazi i botës”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)