Thaçi e dekreton shpërndarjen e Parlamentit, paralajmëron konsultime me partitë për datën e zgjedhjeve

  • 26 August 2019 - 12:26
Thaçi e dekreton shpërndarjen e Parlamentit, paralajmëron konsultime me partitë për datën e zgjedhjeve

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës së VI’të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se do të vendos së shpejti për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do të vendos së shpejti për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas presidentit ky është edhe një test shtesë për forcimin e demokracisë në Kosovës, të cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses.

(Kosova Sot Online)