Edhe FSK’ja angazhohet në kërkimin e një personi që u zhduk në Liqenin e Batllavës

  • 26 August 2019 - 14:33
Edhe FSK’ja angazhohet në kërkimin e një personi që u zhduk në Liqenin e Batllavës

FSK-ja e angazhuar në operacionin e kërkimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Me vendim të Ministrit të Mbrojtjes,  Rrustem Berisha, dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra  të  Forcës së Sigurisë  të Kosovës ( FSK ),  që nga 25 gusht, në orët e pasdites, janë duke marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës. 

Specialistët e FSK-së, qysh mbrëmë nga ora 20:00 e  kohës lokale, kanë vazhduar  me  vlerësimin e situatës dhe kërkimin e personit  të zhdukur, deri në orët e vona të natës,  dhe sot  që nga orët e hershme të mëngjesit  janë duke vazhduar operacionin e kërkimit.

Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm  dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata  janë  të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit të zhdukur.

(Kosova Sot Online)