Mbledhja e veçantë e Isa Mustafës, Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit

  • 26 August 2019 - 14:41
Mbledhja e veçantë e Isa Mustafës, Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtarja e kryesisë Vjosa Osmani, kanë arritur shumë më herët në selinë e partisë ku po pritet të zgjidhet kandidati për kryeministër nga LDK’ja. Ata kanë qenë brenda, derisa pjesa tjetër e kryesisë u mblodh në orën 14:00.

Dy pretendentët kryesorë për t’u kandiduar për kryeministër, Haziri e Osmani, kanë qenë brenda zyrteve të partisë disa orë para se të fillonte mbledhja e kryesisë së LDK’së. 

Mbledhja ka filluar në orën 14:00, e Mustafa dhe Haziri e Osmani, nuk janë parë duke hyrë në mbledhje.

Një fotografi që e ka publikuar anëtari i kryesisë, Fidan Rekaliu, shihet se të tre janë të pranishëm në mbledhjen e kryesisë.

Image

Aty është edhe nënkryetari tjetër i LDK’së, Agim Veliu, i cili së bashku me Hazirin munguan të shtunën kur LDK nisi bisedimet e brenshme për kandidatin e partisë për kryeministër.

Veliu tha para mediave se nuk ka asnjë paknaqësi me Vjosa Osmanin, kandidaten poteciale për t’u nomininuar.

(Kosova Sot Online)