Arrestohen tre persona, marrin me forcë një veturë

  • 29 August 2019 - 12:05
Arrestohen tre persona, marrin me forcë një veturë

Dje janë arrestuar tre persona në Drenas, pasi të njëjtit kanë marrë me forcë nga viktima veturën e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë dhe 21 fishekë, thuhet në raportin e policisë së Kosovës

Vetura që ka qenë e grabitur është gjetur, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)